Mediat qipriote kanë raportuar detaje të tjera nga shqiptari Aleks Burreli, i cili është në kërkim për vrasjen e biznesmenit qipriot, Pano Kalopsidiotis, dy policëve dhe shqiptarit bashkëpunëtor të atentatit. Sipas “Cyprus Daily Neës”, Aleks Burreli ka qenë i dënuar më parë për trafik kokaine në Greqi. Kjo ka qenë edhe arësyeja se përse ai shkoi në Qipro përmes Stambollit, pasi është dëbuar nga Greqia. Autoritetet qipriote besojnë se Burreli mund të jetë arratisur për në Greqi. Për këtë, ato kanë lajmëruar edhe autoritetet shqiptare që të jenë vigjilente në rast se Burreli tenton të kalojë kufirin për në Shqipëri. Ndërkohë, vrasësi i dytë shqiptar që mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Qipro, Jani Vogli dyshohet se është i njëjti atentator i 4 viteve më parë ndaj biznesmenit që ekzekutuan 3 ditë më parë.