Facebook ka filluar të mendojë për kohën kur Mark Zuckerberg nuk do të jetë më CEO i tij.
Kompania po i kërkon aksionerëve të votojnë mbi një propozim që lejon ndërprerjen e kontrollit të votimit të shumicës së Zuckerberg nëse ai jep dorëheqjen ose nuk ka më një pozitë drejtuese në Facebook.
“Këto kushte të reja do të sigurojnë që ne mos të mbetemi një kompanie kontrolluar nga themeluesi kur të mos jemi më një kompani e drejtuar nga themeluesi,” ka thënë Facebook në një deklaratë të depozituar në Securities and Exchange Commission.
Propozimi parashikon që nëse Zuckerberg do të hiqte dorë ose të pushohej për ndonjë arsye, aksionet e tij të Klasit B do të konvertohen në Klas A, gjë e cila do i siguronte atij vetëm një votë për aksione dhe jo më 10 vota. Këto kushte do të parandalojnë gjithashtu dhe CEO-n e ardhshëm të marrë kontrollin e kompanisë përmes zotërimit të aksioneve të Klasit B.
Zuckerberg aktualisht zotëron 419 milionë aksione të Klasit B dhe 4 milionë aksione të Klasit A, të cilat i japin atij 53.8% fuqisë votuese të aksionerëve. Por ai zotëron gjithashtu një prokurë të pakthyeshme të aksioneve të Klasit B të bashkëthemeluesit Dustin Moskovitz, të cilat e shtojnë kontrollin e tij në 60%.
Facebook ka thënë që beson se do të jetë e vështirë të gjejnë një CEO të kualifikuar për të zëvendësuar Zuckerberg nëse ai do të kishte aksionet e Klasit B.
Një tjetër arsye e këtij ndryshimi, ka thënë kompania, është për të inkurajuar Zuckerberg që të qëndrojë më gjatë në kompani.
Aksionerët e Facebook do të votojnë këtë propozim në mbledhjen vjetore të kompanisë më 20 Qershor.