Keni probleme me Instagram? Nuk jeni të vetmit.
Rrjeti social për shpërndarjen e fotografive, që është në pronësi të Facebook, siç duket është duke përjetuar probleme në sistem.
Problemet e Instagram kanë filluar të shfaqen sot rreth orës 16:00, ku shumë përdorues kanë raportuar se faqja e të rejave në llogaritë e tyre nuk po rifreskohet, shkruan Gazeta Express.
Pas hapjes së aplikacionit, ai nuk rifreskohet sikur të mos kishte lidhje interneti – duke e shfaqur mesazhin “No Internet Connection” (Nuk ka lidhje interneti).