Evitimi i mushkonjave këtë verë është më shumë se vetëm parandalimi i puçrrave kruajtëse.
Këtë herë duhet të keni më shumë kujdes nga mushkonjat për shkak të virusit Zika, thonë ekspertët.
Shkencëtarët e botës pajtohen përgjithësisht se virusi i lindur nga mushkonjat mund të shkaktojë defekte të lindjes si mikrocefalia. Dhe shkencëtarët si Anthony Cornel, një entomolog mjekësor në Universitetin e Kalifornisë, thotë se shpërthimi i virusit Zika duhet t’i bëjë njerëzit më vigjilent ndaj kafshimit të tyre.
Zika transmetohet më së shumti nga mushkonja ‘Aedes Aegypti’. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të jenë më të vetëdijshëm këtë verë, për shkak të rrezikut nga ky virus.
Nëse tashmë e dini nga përvojat e kaluara se jeni ‘magnet’ i mushkonjave – që do të thotë se kafshoheni nga mushkonjat më shumë sesa njerëzit e tjerë – atëherë duhet të tregoheni vigjilent.
Për të parandaluar kafshimin nga mushkonjat, mund të përdorni sprej kundër tyre, të cilin mund ta gjeni në farmaci.