Policia qipriote dyshon se ka qenë shqiptari Jani Vogli (foto sipër) autor i atentatit të kryer në vitin 2012 ndaj biznesmenit Pano Kalopsidiotis. Vogli mbeti i vrarë në sulmin e kryer më 23 qershor kundër biznesmenit. Shenjestra u eleminua së bashku me dy oficerë të policisë që po e shoqëronin. Ndërsa bashkëpunëtori i Voglit, Aleks Burreli, besohet se është plagosur. Ai është në kërkim. Të dhënat e policisë flasin se Vogli ishte ai që qëlloi me mitroloz ndaj makinës së bizensmenit edhe në vitin 2012. Në atë kohë mbetën të vrarë 5 truproja të tij, 3 grekë dhe 2 rumunë.
Home Aktualitet Kronikë Jani Vogli dyshohet se organizoi edhe atentatin e vitit 2012-të ndaj biznesmenit...