Memushaj: Ja si i kanë pseudonimet lojtarët e Kombëtares?!

0
179

Ledian Memushaj ua ka vënë nga një pseudonim shokëve të Kombëtares shqiptare

Mesfushori i Kombëtares, ua ka vënë nga një pseudonim ose sinonim për një pjesë të shokëve tek Shqipëria.

“Të gjithë i kam miq të mirë dhe ata më njohin. E dinë që nuk janë dashakeqëse, por batuta. Gjithsesi, do mundohem t’ua gjej shumë të përafërta”, u shpreh mesfushori vlonjat duke qeshur

Në vazhdim mund t’i lexoni pseudonimet

Etrit Berisha – Seriozi

Orges Shehi – Më serioz se Berisha

Andi Lila – Simpatiku

Mergim Mavraj – Muri (Është shumë i fuqishëm, si mur në qendër të mbrojtjes)

Elseid Hysaj – Bimbo (Kështu e thërras, sepse është si vogëlush në fytyrë, por futbollist i jashtëzakonshëm në fushën e lojës)

Arlind Ajeti – Tullaci

Lorik Cana – Legjendë

Odise Roshi – Harmonia (Pa të në grumbullime, nuk do të qeshnim dot aq shumë. Mban ekipin në harmoni)

Amir Abrashi – “Pitbulli”

Burim Kukeli – I përuluri

Armando Sadiku – Kurnaci. As një kafe nuk të paguan. (qesh)

Sokol Cikalleshi – Turku (Që kur ka vajtur në Turqi, ka lënë mjekër)

Bekim Balaj – Ivan Drago (Si ai aktori tek ai filmi)

De Biazi – I shqetësuari (Është gjatë gjithë kohës në ankth dhe i shqetësuar para ndeshjeve)

Tramezzani – Bukuroshi (I pëlqen pamja e tij e jashtme)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here