Për qindra vite, marinarët kanë rrëfyer ndarë historitë e dallgëve gjigante shfaqen nga hiçi, duke marrë anijet dhe ekuipazhet e tyre drejt varreve ujore. Duke pasur parasysh se sa shumë legjenda kanë lindur nga një jetë në det, edhe këto rrëfime janë injoruar, si thjeshtë të sajuara. Në fakt u desh të vijë viti 1995, që ne të kishim prova konkrete për ekzistencën e këtyre dallgëve përbindëshe. Sot nuk mund të ketë më asnjë dyshim.
Këto dallgë gjigante, të quajtura edhe dallgët mashtruese, janë reale. Përveç madhësisë të tyre, ato karakterizohen edhe si të paparashikueshme dhe spontane. Ndërkohë që nuk janë dallgët më të mëdha në botë, ato janë jashtëzakonisht të mëdha për një gjendje të caktuar të detit, dhe shfaqen si rezultat i kombinimit të faktorëve të tillë, si rrymat e forta detare dhe erërat e forta.
Dallgët mashtruese u konfirmuan në prag të Vitit të Ri 1995. Një dallgë gjigante 25.6 metra goditi platformën Draupner në Detin e Veriut në brigjet e Norvegjisë. Dallga e Draupnerit u bë e para e këtij lloji që do të regjistrohej me instrumenta, duke siguruar kështu baza shkencore për dëshmitë anektodike të mbledhura gjatë shekujve.
Konfirmimi i ekzistencës së valëve mashtruese i detyroi oqeanografët të rishqyrtojnë të kuptuarit tonë për detin. Para kësaj, ata kanë përdorur një model linear matematik për të parashikuar lartësi të e dallgëve. Kjo gjë rezultonte në një kurbë Gaussiane, e cila parashikonte dallgët monstruoze me rrallësi ekstreme, të tilla si një herë në çdo 10.000 vjet. Tani ne e dimë se nuk është kështu, dhe se dallgët mashtruese mund të kenë qenë shkaku i shumë zhdukjeve misterioze në dete. /bota.al