17-vjeçarja prej një muaji larg shtëpisë, babai denoncon zhdukjen

0
156

Një 17-vjeçare nga Marinza është larguar prej një muaji nga shtëpia dhe familja ka denoncuar në polici zhdukjen e saj.
Babai i saj, Gramoz Rrethi, thotë se prej datës 23 maj e bija ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Por gjatë largimit një mujor, mësohet se familja ka qenë në kontakt telefonik me të deri para 5 ditësh dhe vajza raportonte se ishte në Kosovë.
Humbja e kontakteve ka alarmuar familjarët, të cilët kanë bërë denoncim në policinë e Reskovecit.
Gramoz Rrethi apelon instancat shqiptare të vihen në lëvizje për gjetjen e vajzës, pasi deri më tani, thotë ai, nuk kam asnjë informacion nga policia.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here