Duka e shpjegoi si një mërzitje të momentit tensionin që u shfaq me mesfusorin Taulant Xhaka në ndeshjen me Zvicrën. Pas zëvendësimit në këtë sifdë, Xhaka u kap nga kamerat që transmetonin ndeshjen duke përplasur shihen e ujit në stol, ndërsa në media qarkulluan zëra për tensione mes tij dhe De Biazit.
Kreu i FSHF-së foli edhe për karrierën e kapitenit Lorik Cana, duke thënë se ai ende nuk e ka përcaktuar qartë se cila do të jetë e ardhmja me kuqezinjtë.
Pjesë nga intervista e Armand Dukës në emisionin “Opinion”:
U realizuan pritshmëritë?
Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit, me një fitore dhe mendoj se mritonim diçka më shumë.
Tifozëria befasuese dhe e emancipuar. Ishte ashtu edhe për ju?
Tifozëria shqiptare ashtu si edhe ekipi ishte debutuese në këtë Europian dhe unë mendoj se ata e fituan turneun e tyre. Kishim një numër të madh dhe një sjellje të mirë.
E prisnit këtë reagim?
Prisja 10-15 mijë tifozë për ndeshje. Te Rumania kishte rreth 30 mijë tifozë.
Si shpjegohen këto dy tifozëri krahasuar me kampionatin shqiptar?
Nuk është se këtu te ne ka një huliganizëm ekstrem. Ok, ka ndonjë incident. Shqiptarët në Francë ishin për ta shijuar këtë europian.
Cili ka qenë momenti më i vështirë?
15 minutat e para kur ekipi ra nën presion në ndeshjen e parë. U lodhëm shumë dhe luajtëm ndaj një kundërshtari të fortë që mund ta bëjmë diferencën në çdo kohë. Ajo që bëmë gabim më pas me Francën ishte goli i dytë.
Dueli i Xhakave. Çfarë ndodhi me Taulant Xhakën?
Normale. Ai moment ka pas ngarkesë më shumë. Të gjithë u munduam t’ja lehtësonin ngarkesën… por ngarkesa psikologjike kishte muaj më parë. Ajo është një protestë kundër rezultatit dhe një mërzitje.
Cila do të jetë e ardhmja e Canës?
Loriku ende nuk ka marrë një vendim. Patjetër që e ka ftesën nga ne nëse do të ndjekë rrugën e trajningut.
Raporti me De Biazin?
Ai është njeri profesionist dhe krijon raporte korrekte.
Vijon…