Denoncimi: Dy korsi të Lungomares në Vlorë, në xhep të “Edvin Kokodhimës” (Video)

0
160

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përcjellë publikisht shqetësimin e një qytetari nga Vlora për atë që ai vetë e cilëson si “ndryshimin korruptiv nga katër, në dy korsi, të projektit të Lungomares në Vlorë.”

Sot Berisha ka postuar nje video të dërguar nga qytetari në fjalë si denoncim bashkë me shënimin: “Përshëndetje dr.Berisha!

Dua të ngre një ankesë nëpërmejet teje për këtë qeveri ordinere që po betonizon Vlorën në një mënyrë të shëmtuar – Rilindja e Betonit – ku në projekt thuhej se rruga do të kishte 4 korsi, 2 vajtje e 2 ardhje dhe në mes do të kishte gjelbërim.

Dua të di: Nga 4 korsi që kishte rruga, 2 korsi ku vajtën?! Apo në xhep të Edvin Kokodhimës?! Pamjet flasin më shumë.

Shumë i revoltuar me Rilindjen e Betonit. Të lutem po e postove Anonim. Faleminderit.”

Videoja më poshtë ka marrë me dhjetra komente nga qytetarë të irrituar njesoj si denoncuesi në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here