Pas humbjes së djeshme përballë Islandës, mediat në Angli e kanë kryqëzuar kombëtaren. Komentet negative për skuadrën e britanike nuk mungojnë as në faqet e para të mediave me të njohura. Fjala më e përdorur është “Poshtërim”. Ndërsa theksohet fakti se një skuadër që kushton miliona paund u mund nga disa lojtarë anonimë të ekipit të Islandës.
Por një pjesë e ka marrë dhe me humor humbjen. Në internet ka nisur të nënshkruhet një peticion që kërkon të riluhet ndeshja me Islandën.