Gjendet në Egjipt peshkarexha shqiptare “Çelepia2”. Autoritetet egjiptianë e kanë gjetur anijen shqiptare të zhdukur prej 21 qershorit gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës në brigjet e Aleksandrisë.
Por nuk ka asnjë gjurmë të pengjeve të peshkatarit egjiptian, pasi brenda bordit të anijes janë gjetur vetëm tre persona me kombësi egjiptiane.
Nuk dihet asgjë për vendodhjen e rrëmbyesit egjiptian Adel Muhamed Salam dhe as të dy shqiptarëve të marrë peng.
Një ditë më parë, egjiptiani lëshoi kërcënimin e fundit ndaj pronarit të anijes.
Salam i la orën 20:00 të së hënës si afatin e fundit që pronari i anijes të depozitonte në llogari shumën prej 70 mijë eurosh, në të kundërt do të kërcënoi se do të djegë mjetin lundrues.
Por tashmë me gjetjen e anijes, hetimet janë përqendruar te fati i marinarëve të marrë peng.