Një 18 –vjeçare afrikano-amerikane është arrestuar në mënyrë të dhunshme nga dy oficer të Wisconsin, pasi sipas këtyre të fundit vajza kishte kërcënuar disa punonjës të një dyqani në Madison.
Në videon e publikuar në Daily Mail duket se në momentin e arrestimit, vajza e cila ulëret gjatë gjithë kohës, është qëlluar dhe dhunuar nga policët.
Kjo ngjarje ka shkaktuar protesta në komunitetin afrikano-amerikan. Ndërsa nga ana tjetër oficerët e policisë thanë se vajza mbante një thikë në çantën e saj me të cilën kishte kërcënuar punonjësit e një dyqani ushqimor.