“Kam humbur mikun tim më të afërt, jam i tronditur”. Corriere della Sera shkruan se me këto pak fjalë por intensive, Terence Hill ka përshëndetur Bud Spencerin, i cili vdiq mbrëmë në moshën 86-vjeçare.
Miqësia mes Spencerit dhe Hillit ishte një ndër më të bukurat në kinemanë italiane. Dy aktorët kanë luajtur 17 filma bashkë, duke nisur me “Dio perdona.. io no!”, “I quattro dell’Ave Maria”, “Piu forte ragazzi”, “Io sto con gli ippopotami” dhe shumë të tjerë.
Filmat e tyre nuk janë të njohur vetëm në Itali, por edhe në vende të ndryshme të botës.
Video me më të mirat: