Zëvendësimi i Ajetit në ndeshjen me Francën,Mjekët: Ja e vërteta

0
183

Arlind Ajeti është në qendër të merkatos së transferimeve falë paraqitjes që bëri ndaj Francës dhe asaj me Rumaninë. Megjithatë, sigurinë e shfaqur në fushën e lojës, Ajeti nuk po e tregon me deklaratat që jep. Mbrojtësi i Kombëtares ka dalë të paktën tri herë publikisht me deklarata dhe kundërdeklarata mbi gjendjen e tij në minutat e fundit gjatë përballjes kundër “gjelave”.

Pas ndeshjes, trajneri deklaroi se Ajeti e kishte të pamundur vazhdimin e lojës dhe e detyroi që të bënte një zëvendësim. Gjithashtu, vetë mbrojtësi i Kombëtares pas ndeshjes u shpreh se e pati të pamundur vazhdimin e lojës dhe se ndihej i keqardhur që nuk e kishte ndihmuar ekipin deri në minutat e fundit të takimit për të marrë një rezultat pozitiv.

Situata

Gazeta ka tentuar që të marrë një reagim më të plotë për këtë ngjarje, por vetë mbrojtësi nuk ka pranuar që të japë asnjë reagim. I kontaktuar në mënyrë telefonike, Ajeti nuk është prononcuar rreth kësaj ngjarjeje. Gjithashtu, vetë trajneri De Biazi nuk ka komentuar më në lidhje me zëvendësimin e Ajetit në minutat e fundit nga Frederik Veseli. Ky i fundit, pas një hezitimi në qendër të zonës, bëri që Franca të realizonte golin e parë.

Stafi mjekësor

Gazeta u interesua edhe pranë ekipit kombëtar në lidhje me atë që ka ndodhur gjatë minutave të fundit të takimit mes Francës dhe Shqipërisë.

Burime të sigurta pranë stafit mjekësor të kuqezinjve treguan dje për “Panorama Sport” se Arlind Ajeti ka kërkuar vetë ndërrim prej dëmtimit, prandaj dhe De Biazi ka vepruar ashtu.

“Ajeti ka shfaqur probleme muskulore. Pësoi një kontraktim dhe ishte e pamundur të vazhdonte lojën më tej, edhe pse patën mbetur vetëm pak minuta. Vetë lojtari ka kërkuar zëvendësim, kjo është e vërteta.

Në atë moment nuk do të kishte dalë nga fusha nëse nuk do ta konfirmonte vetë problemin që kishte”, tregojnë për gazetën burime në stafin kuqezi. Kundërdeklaratat Vetë mbrojtësi i Kombëtares, pavarësisht asaj që tha në përfundim të ndeshjes, dy ditë më parë ka dalë në emisionin e “Klan Kosovës” duke deklaruar se ai kishte mundësi që të vijonte lojën, porse trajneri ka preferuar që ta zëvendësojë.

Një ditë më vonë, dje, mbrojtësi ka reaguar sërish duke kundërshtuar mediat, të cilat vetëm kishin pasqyruar deklaratën e tij dhënë për “Klan Kosova” si sjellje e çuditshme…panoramasport

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here