Skuadra e Barcelonës ka arritur marrëveshje me Lyonin, për transferimin e mbrojtësit Samuel Umtiti.
Mediet spanjolle dhe franceze raportojnë se tashmë ka marrëveshje mes Barcelonës dhe Lyonit për mbrojtësin Samuel Umtiti.
Qendërmbrojtësi francez do t’u bashkohet katalunasve për një shumë prej 30 milionë eurosh, transmeton Sport.es nga L’Equipe.
Umtiti është 22 vjeçar ndërsa është ftuar edhe në kombëtaren e Francës për “Euro 2016”, pas lëndimit të Jeremy Mathieus para Evropianit.
Lyoni në ndërkohë sot në mëngjes e ka zyrtarizuar transferimin e Nicolas N’Koulou që besohet të jetë zëvendësues i Umtitit.