Recep Tayyip Erdogan, Presidenti i Turqisë në një deklaratë të dhënë në lidhje me sulmet në aeroportin e
Stambollit është përlotur ndërsa ka shprehur keqardhjen për viktimat.
‘Dënojmë fuqishëm sulmet që kanë ndodhur në këtë ngjarje të rëndë ndaj qytetarëve tanë, që humbën jetën në mëshirën e Zotit. Këto sulme kanë ndodhur pikërisht në muajin e shënjtë të Ramazanit. Këto sulme, të organizatave terroriste, kanë vrarë civilë të pafajshëm duke treguar edhe një herë anën e errët të tyre’, -u shpreh në lot Erdogan
Të pafundme kanë qenë ngushëllimet e kombeve për këtë sulm i cili tronditi Turqinë