Një 45 –vjeccar i dënuar më parë për vrasje është arretuar pasi iu gjetën armë e municione. Ermal Sino, 45 vjeç, lindur në Kuçovë e banues në Fier, i dënuar në vitin 1999 me burg për vrasje dhe në vitin 2014 i proceduar penalisht për shkatërrim me dashje të një makine në Fier, është arrestuar nga policia e Fierit. Policia sqaroi se ai u kap rreth orës 02:00 në flagrancë duke mbajtur me vete:
– Një armë zjarri pistoletë tip TT, model 54, me 8 fishekë.
– Një armë zjarri pistoletë tip Cervena Zastava model 70, me 7 fishekë.
– Një selenciator për Zastavën.
– Dy radio marrëse dhënëse.
– Një aparat fotografik.
Nga kontrolli që iu bë në banesë, iu gjetën:
– Një tjetër armë zjarri pistoletë tip Zastava me krëhër me tre fishekë.
-Një armë zjarri automatik tip ”P.M.SH” me krëhër me 19 fishekë.
– 79 copë fishekë automatiku model 56.
Policia po kryen analizat balistike të armëve, pasi dyshon se ato mund të jenë përdorur në ngjarje të ndryshme kriminale.