Giethoorn në Hollandë njihet si fshati pa rrugë, dhe e vetmja mënyrë për të lëvizuar atje janë varkat ose në këmbë.
Në foto duket vendi i përrallave dhe ëndrrave që thurren në qetësinë e shpirtin. Veshi nuk të dëgjon asnjë bori makine apo të duhet të presësh me orë në trafik për të shkuar në punë.
Një bashkëpunëtor i Ora News, Vin Zarka vizitoi fshatin që ndodhet në provincën Overissejl të Hollandës dhe jetoi disa ditë për të na treguar ne eksperiencën e tij, të mirat dhe të këqijat e të jetuarit në një fshat ku nuk ka asnjë rrugë për makina dhe je i rrethuar nga gjelbërimi dhe uji.
Nga turistët fshati quhet “Venecia e Hollandës”. Ai është i mbipopulluar nga turistë ndërsa vendasit janë kryesisht të moshuar ose të rinj të cilët punojnë me turizmin. Kujdesen dhe mirëmbajnë shtëpitë, varkat dhe restorantet. Shumë të rinj të tjerë, ata që preferojnë jetën e zhurmshme janë larguar.
Nuk ka aeroport për të shkuar në këtë fshat, por shkohet vetëm me autobus makinë ose tren nga qytete të tjera.
Varkat preferohen të merren me motor më shumë sesa me rrema, pasi janë më të lehta për tu lundruar.
Janë të pafund turistët, sidomos në stinën e pranverës dhe verës të cilët mbipopullojnë këtë fshat me çatitë e shtëpive që datojnë që në shekullin e 18-të
Janë të shumtë dhe çiftet e reja që duan të kurorëzojnë martesën e tyre mes bukurive të këtij fshati.
Por kujdes nëse nuk jeni një turist i sprovuar mund të mashtroheni nga vendasit të cilët ju japin me qera një varkë shëtitëse për 70 euro ndërkohë që një udhëtimi i tillë kushton thjesht 10 euro
Edhe nëse sëmuresh duhet të mendohesh mirë. Ambulancë nuk ka dhe vendkalimet për të shkuar në shtëpitë e fshatit dhe urat janë të ngushta. I sëmuri duhet të transportohet me barrelë në krah. Shpesh ndodhnin dhe aksidentë të vogla mes varkave të cilat përplaseshin gjatë vozitjes.
Fshati u themelua nga një grup të arratisurish nga rajoni i Mesdheut rreth vitit 1230. Ai u bë i njohur në vitin 1958, kur shfaqën në filmin “Fanfare” të regjisorit holandez Bert Haanstra.
/Oranews.tv/