Memushaj drejt Bolonjës, oferta 4 milionë euro për mesfushorin shqiptar

0
169

Ndonëse Ledian Memushaj ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë te Peskara, ku është i lumtur me rolin që ka brenda ekipit, vetë klubi po mendon shitjen e mesfushorit shqiptar.

Për të interesohet Bolonja, një skuadër e cila është e gatshme të paguajë shifra të rëndësishme për të siguruar kartonin e tij.

 

1880032-39597633-2560-1440-470x264

Sipas mediave italiane, ka pasur bisedime mes drejtuesve të dy klubeve dhe Bolonja ka ofruar 4 milionë euro për të siguruar mesfushorin shqiptar i cili shkëlqeu në Euro 2016.

Peskara kërkon të përfitojë sa më shumë nga transferimi i kapitenit e si rrjedhojë, ka kërkuar që kjo shifër të rritet. Por në mediat italiane bëhet e qartë se mjafton që Bolonja të çojë në 5 milionë euro ofertën, për të bindur klubin që të lërë Memushajn të largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here