Policia italiane shkatërroi sot një bandë grabitësish, në përbërje të të cilëve ishin 20 shqiptarë. Ata akuzohen për një sërë vjedhjesh në Itali.
Policia italiane e kodoi operacionin “Selfie”, pasi shqiptarët kryenin foto selfie me tabletat dhe celularët që vidhnin.
Dy nga shqiptarët e rinj të arrestuar, kanë shkrepur një fotografi në një tabletë të vjedhur, dhe fotografia ka kaluar në një folder privat të pronarit të tabletit.
Fotografia ka ndihmuar në identifikimin e hajdutëve dhe krijimin e të dhënave të tjera për bandën. Gjatë kërkimeve të përfunduara kohët e fundit janë konfiskuar pothuajse 25 mijë euro dhe qindra bizhuteri, stoli etj.
Gjithashtu njërit prej shqiptarëve i është gjetur dhe konfiskuar një armë (me dy karikatorë) të cilat rezultuan të vjedhura në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar.
Dhjetë nga hajdutët do të burgosen në burgje të ndryshme në veri të Italisë. Shtatë të tjerë do të kthehen në Shqipëri, nga ku do të jepet mandati “arrest me burg” në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Ndërsa 3 anëtarët e tjerë, do të hetohen si të dyshuar për terrorizëm.