Profesori Stephen Hawking beson se ndotja dhe “marrëzia njerëzore” mbeten kërcënimet më të mëdha të njerëzimit.
Duke shprehur shqetësimet e tij mbi përdorimin e inteligjencës artificiale, fizikani i madh botëror thotë se njerëzit janë bërë më shumë lakmitarë në trajtimin e mjedisit gjatë dekadës së kaluar.
“Gjashtë vjet më parë, unë paralajmërova për ndotjen dhe mbipopullimin dhe gjërat janë përkeqësuar më shumë që atëherë. Popullsia është rritur me gjysmë miliardë që nga intervista ime e fundit dhe nuk asnjë zgjidhje në horizont”.
Sipas tij, me këtë ritëm, popullsia do të arrijë 11 miliardë në vitin 2100. Ndotja e ajrit është rritur me 8 për qind gjatë pesë viteve të fundit. Më shumë se 80 për qind e banorëve të zonave urbane janë të ekspozuar ndaj niveleve të pasigurta të ndotjes së ajrit.
“A do të jetë tepër vonë për të shmangur nivelet e rrezikshme të ngrohjes globale”, pyet ai.
“Qeveritë duket të jenë të angazhuara në një garë armësh, projektim aeroplanësh dhe armësh me teknologji inteligjente. Financimi për projektet e drejtpërdrejta, të dobishme për racën njerëzore, të tilla si përmirësimi i mjekësisë, duket se kanë një prioritet disi më të ulët”.