Sulmi në Stamboll/ Rritet bilanci tragjik, 41 të vdekur dhe 239 të plagosur

0
185

Bilanci i atentatit të trefishtë vetëvrasës që goditi dje në mbrëmje aeroportin ndërkombëtar Ataturk të Stambollit ka arritur në 41 të vdekur dhe 239 të plagosur, njoftuan sot autoritetet e qytetit të Stambollit.

Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë, ndërsa kryeministri turk Binali Yildirim tha se grupi Shteti Islamik mund të qëndrojë prapa sulmit në aeroportin kryesor të Stambollit, që është i treti në Evropë.

Të gjitha fluturimet janë pezulluar. Autoritetet më pas lejuan uljen e avionëve që po fluturonin mbi qytet, ndërsa të gjitha fluturimet tjera u drejtuan në të tjera aeroporte.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, e dënoi me fjalët më të fuqishme sulmin e së martës mbrëma, që sipas tij “kishte për qëllim minimin e Turqisë me vrasjen e njerëzve të pafajshëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here