Ish Kryeministri Sali Berisha ka komentuar grabitjen e ndodhur para pak minutave në Aeroportin e Rinasit.Ai e quan këtë një grabitje të pashembullt pikërisht në vendin ku duhej të ishte më i sigurtë sic është terminali i aeroportit të Rinasit.
Ai shkruan se pasi ata janë larguar në drejtim të pa ditur atëherë janë zgjuar cunat e krimit dhe janë vënë në ndjekje.
Madje Berisha e vë theksin edhe tek një bashkëpunim i ngushtë i policisë me grabitësit.
Në një status në rrjetin social “facebook” ai shkruan:
Grabiten me arme nga maskat, shuma te medha parash ne terminalin e jashtem te aeroportit te Rinasit.
Te dssshur miq, sot ne vendin me te sigurt te shtetit dhe vendit, ne terminalin e aeroportit te Rinasit ka ndodhur diten per diell, konkretisht ne ora 14:30 min, nje grabitje e pashembult me armë. Tre persona të maskuar dhe të armatosur, në terminalin e jashtëm të aeroportit, kanë grabitur mjetin tip “Benz ML”, i mbushur plot e perplot me karmonedha euro me vlere qe arrine ne shume miliona.
Si zakonisht, pasi hajnat me maska jane larguar ne drejtim te paditur, jane zgjuar nga gjumi çunat e krimit dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të ngjarjes, ndërsa dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s janë nisur drejt vendngjarjes.
Pika të shumta kontrolli janë ngritur në hyrje – daljet e kryeqytetit. Kjo vjedhje qe nuk mund te ndodhte kurre pa nje bashkpunim te ngusht me çunat e krimit vjene nje ditë pasi, shefi i komisariatit të policisë së Rinasit tha për Televizionin Klan se ishin shtuar masat, pas sulmeve terroriste në Stamboll.
Kesaj i thone jane shtuar masat qe hajduteve te mos ju hyje ferra ne kembe! Shteti ne duart e krimit! sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha/photos/a.122461101248139.23340.121577844669798/616426315184946/?type=3&theater