Një person në Florida pretendon se ka shpikur iPhone-in në vitin 1992, 15 vite përpara se të dilte në treg aparati i parë nga Apple.
Për këtë arsye ai ka hedhur në gjyq kompaninë “Apple” për një dëmshpërblim mbi 10 miliardë dollarë, që janë vlera e monetare e 1.5 % e aksioneve të gjigandit të teknologjisë.
Thomas Ross ka pasqyruar një dokument për një pajisje elektronike shumë e ngjashme me iPhone që në vitin 1992, ku ajo përshkruhet si ‘një pajise elektronike lexuese’.
Patenta e regjistruar për këtë pajisje thotë se: “Shpikja konsiston në kompjuterizimin, në leximin elektronik, qëllimi i të cilës është që të të sigurojë një burim alternativ leximi të mediave të shkruara, si librave, revistave, dorëshkrimeve, gazetave dhe lajmeve”.
Zërat thonë se kjo pajisje ngjan më shumë me tabletat, por është drejtësia ajo që do të thotë fjalën e fundit.
Sipas padisë, që përfaqësohet nga firma ligjore “MacRumors”, dëmi ndaj Ross është aq i madh sa mund mund të shpërblehet në vlerë monetare.