Konferenca rajonale në Sarajevë/ Papunësi, varfëria dhe lufta kundër informalitetit sfidat e Shqipërisë

0
159

Në Sarajeve u organizua një konferencë ku është paraqitur platforma ‘Punësim e mbrojtje sociale’, një projekt i RÇ dhe ILO. Projekti parashikon bashkëpunim mes gjithë aktorëve të shoqërisë, që nga qeveria, shoqëria civile e partnerëve ndërkombëtarë për punësimin, për krijimin e vendeve të punes, uljen e ekonomisë informalite dhe për forcimin e të drejtave te punëmarrësve. Kreu i Inspektoriatit të Punës Dritan Ylli, tha në këtë konferencë se Shqipëria ofron përvojë të mirë në luftën për uljen e ekonomisë informale, ku sipas tij, 200 mijë shqiptarë u larguan nga puna në ‘të zezë’. Dritan Ylli tha se projekti në fjalë është mjaft i mirë për rajonin në fushën e punësimit dhe ofron mundësi për shkëmbimin e përvojave më të mira. Projekti ‘Punësim e mbrojtje sociale’ parashikon që deri në 2020 të krijohen 1 milionë vende pune. Nga ana tjetër Ylli e cilësoi mjaft të rëndësishëm këtë projekt të BE-së dhe Organizatës Botërore të Punës, për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë  Shqipërinë dhe  Kosovën, në kuadër të rritjes  së ngadaltë ekonomike, papunësisë dhe informalitetit. Po ashtu, sipas tij nxitja e platformave të tilla është gjithmonë e vlefshme, duke ndarë dhe mësuar nga modelet më të mira, për gjetjen e rrugëve të rritjes së ekonomisë dhe punësimit, si kriter kryesor për reduktimin e varfërisë. Fenomë të  tillë si papunësia, varfëria dhe lufta kundër informalitete janë sfida të mëdha që pritet që të punohet me to. Por deri në këto momente shumë projekte dhe plane të ndërmarra nuk janë implementuar në mënyrën e duhur. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT  papunësia është në rritje dhe kjo duket dhe nga numri i të larguarve nga vendi. Një nga shkaktarët kryesorë që shqiptarët e lënë vendin e tyre është niveli i lartë i papunësisë dhe varfërisë. Kjo u duk qartë ku Shqipëria kryesoi listat e azilkërkuesve nëpër vendet e evropës pas azilkërkuesve Sirianë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here