Ndeshja e parë mes Kukësit dhe skuadrës malazeze të Rudarit është mbyllur në barazim 1-1. Kanë qenë kuksianët që kanë kaluar në avantazh në pjesën e parë me anë të sulmuesit të sapoblerë Rangel, i cili ka arritur të konkludojë në gol një aksion perfekt të skuadrës shqiptare.
Ndërkohë që në pjesën e dytë kanë qenë miqtë ata të cilët kanë kontrolluar gjithçka duke barazuar shifrat në minutën e 72-të.
Ka qenë portiere malazez, Radanoviç, i cili ka ekzekutuar saktë një 11 metërsh duke i dhënë barazimin skuadrës së tij. Rezultat i cili mbeti i pandryshuar deri në fund të sfidës.
Ndërkohë kujtojmë që që pas një jave dy skuadrat do të ndeshen sërish për të vendosur se kush do të kalojë në turin tjetër të UEFA Europa League.
https://www.facebook.com/InfoSportSatAlbania/videos/1201143306604184/