Një foshnje e porsalindur ka vdekur në spitalin e Fresno të Kalifornisë pas plagëve të marra nga qentë e familjes. Sipas Global News, e ëma e kishte lënë derën e shtëpisë të hapur për të hyrë ajër i pastër, ndërsa qentë ishin të lidhur në oborrin e shtëpisë, shkruan ‘Kp’. Por në një moment ata kishin hyrë brenda. Ajo kishte shkuar në banjo duke lënë foshnjën në divan kur dëgjoi atë duke qarë. Qentë e kishin tërhequr foshnjën jashtë Aty e gjeti vëllai i saj dhe më pas e dërguan në spital ku edhe vdiq nga plagët e marra.