Serbia nxjerr të padobishme linjën e Interkonjuksionit Shqipëri-Kosovë ku janë investuar miliona euro

0
155

Serbia e ka bërë të padobishme “autostradën energjetike”, që lidh Kosovën me Shqipërinë. Ajo vazhdon të interferojë në sistemin energjetik të Kosovës, duke përfshirë edhe linjën e re 400kV të Interkoneksionit, në të cilën janë investuar miliona euro nga të dyja vendet.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) ende nuk po operon si bllok kontrollues, por as të bëjë menaxhimin komercial të koncestioneve në linjat interkonektive të Kosovës.

Nga ndërhyrja e Serbisë, linja e ndërtuar nuk është lëshuar për qëllime komerciale.

Madje, nuk mund të jetësohet as marrëveshja e nënshkruar në mes të operatorëve të dy
shteteve për rregullim sekondar, përkundër që në kuadër të projektit të linjës 400 kV është bërë edhe instalimi i pajisjeve të tensionit të lartë, si dhe infrastruktura e nevojshme për bërë edhe instalimi i pajisjeve të tensionit të lartë, si dhe infrastruktura e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të rregullimit sekondar (frekuencë – fuqi). Në ditën e lëshimit të linjës 400 kV në punë, ndërhyrja e Serbisë në pronën e Kosovës është ngritur si çështje në nivel të 2 qeverive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here