80 mijë $ për foton me Obamën/ PD përgatit kallëzim penal për Ramën

0
175

Partia Demokratike po përgatit një kallëzim penal ndaj Kryeministrit Edi Rama lidhur me skandalin që ka të bëjë me foton e tij me Presidentin amerikan, Barak Obama të realizuar në vitin 2012

Burime pranë PD-së bëjnë me dije se kallëzimi do të bëhet për akuzën e mashtrimit dhe pastrimit të parave. Rama akuzohet se, bashkë me një qytetar me shtetësi greke si dhe me Bilal Shehun kanë marrë pjesë në një takim për mbledhje fondesh për fushatën e Obamës, kanë paguar 80 mijë dollarë. Pagesa deri tani rezulton se është bërë nga qytetari me shtetësi greke, gjë e cila në bazë të ligj amerikan për financimin e fushatës elektorale është një gjë e paligjshme. Gjatë marrjes në pyetje nga një gjykatë në Nju Xhersi, Bilal Shehu ka pranuar akuzën dhe tashmë ai rrezikon dënim me burg dhe gjobë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here