Departamenti Amerikan i Drejtësisë konfirmoi shkrimet e mediave amerikane mbi skandalin në pritjen e Obamës. Konfirmohet që Bilal Shehu ka paguar para në mënyrë të jashtëligjshme me qëllim foton e famshme mes Edi Ramës dhe Barak Obamës.
Sipas deklaratës së publikuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Bilal Shehu tregoi burimin e 80 mijë dollarëve.
“Në përpjekje për të siguruar një hyrje në një event për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por të cilit iu mundësua një foto me Presidentin”- thuhet në deklaratën zyrtare.
DEKLARATA E PLOTË E DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË
Një person në Nju Xhersi u shpall fajtor pasi ka ndihmuar në mbledhjen e kontributeve të huaja përgjatë fushatës presidenciale të vitit 2012.
Një burrë në Paramus Nju Xhersi u shpall fajtor gjatë ditës pasi ka ndihmuar në injektojë 80 mijë dollarë kontribute prej një burimi të huaj në fushatën e mbledhjes së fondeve për Presidentin e ShBA-ve gjatë zgjedhjeve të vitit 2012 bën me dije Asistenti Ligjor i Prokurorit të Përgjithshëm Leslie R. Caldëell nga Departamenti i Divizionit Kriminal dhe Prokurori Amerikan Paul J. Fishman i Ditsriktit të Nju Xhersit.
Bilal Shehu 48 vjeç u deklarua fajtor përpara Gjykatësit Madeline Cox Arleo e Distriktit të Nju Xhersit sipas një informacioni që akuzon atë se me vetëdije dhe nismë personale ka derdhur kontribute të huaja që kanë të bëjnë me zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 të pëmbledhuar në 25 mijë dollar ose me shumë në një vit kalendarik. Vendimi do të jepet në 5 Tetor, 2016.
Në bazë të deklarimeve të tij, Shehu një qytetar amerikan që jeton në Nju Xhersi pranoi se në shtator të vitit 2012 ai kishte marrë përafërsisht 80 mijë dollarë nga një burim i huaj dhe i kishte derdhur ato në një komitet mbledhje fondesh dhe në këmbim kishte arritur të siguronte autorizimin e komitetit të fushatës së presidentit në përpjekje për të fshehur origjinën e vërtetë të parave dhe e gjitha kjo me qëllim që një shtetas i huaj të mund të ishte i pranishëm në një takim elektoral që do të zhvillohej në San Fransisko në 8 Tetor 2012.
Ligjet federale e ndalojnë kategorikisht që shtetas të huaj të derdhin kontribute në fushatat elektorale të kandidatëve federal.
Më herët gjatë Shtatorit, Shehu kishte marrë nnë llogarinë e tij bankare një shumë pre 80 mjijë dollarësh që vinin nga një llogari bankare e huaj duke e ditur se ai do ti derdhte ato para në fushatën elektorale, siç vetë ai e pranoi.
Shehu pranon se më herët gjatë Tetorit 2012 kishte fluturuar në San Fransisko në përpjekje për të siguruar një hyrje një event për mbledhjen e fondeve me një shtetas të huaj, të cilit i ishte ndaluar hyrja por që iu mundësua atij një foto me Presidentin.
Askush prej komitetit të mbledhjes së fondeve është akuzuar për shkelje sa i takon funksionimit të komitetit të mbledhjes së fondeve dhe ata janë angazhuar për të bashkëpunuar maksimalisht në hetimin që ka të bëjë me të akuzuarin.
FBI-ja e ka hetuar këtë rast. Prokurorët Charles Ëalsh dhe Peter Halpern i Divizionit të Krimeve dhe Seksionit të Integritetit Publik si dhe Asistenti i Prokurorit Mark J. McCarren i Distriktit të Nju Xhersit janë ata që po hetojnë çështjen.