Ndërkohë që babai i tij sapo është zyrtarizuar si trajneri i ri i Manchester United, edhe djali i tij nuk ka mbetur mbrapa në nënshkrimin e kontratave.
Djali i trajnerit Jose Mourinho, Jose Mourinho Junior ka vendosur gjithashtu të qëndrojë në botën e sportit.
Ashtu si i ati, nepermjet nje fotoje te hedhur në Instagram ai ka lajmëruar fansat se ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Fullhamit, ku edhe do të vazhdojë karrierën futbollistike.
“Jam i lumtur qe nenshkrova kontraten time per dy vjet tek Fulham” shkruan Jose Mou Jr.
Të shohim nëse do të ketë të njëjtin sukses si i ati në fushën e blerte.