Autoritet amerikane kanë zbuluar miliona dollarë të fshehura në kova plasitike, të cilat ishin futur brenda mureve të një shtëpie dhe të një biznesi në Maimi. Së bashku me shifrën marramendëse janë gjetur edhe sasi drogë dhe armë.
Sipas dokumentave dhe fotove të bëra publike nga nga departamenti i policisë së Miami-t, paratë që llogariten me vlerë nga 10-20 milion dollarë janë në pronësi të biznesmenit 44-vjeçar Luis Hernandez-Gonzalez dhe motrës së tij, Salma Gonzalez 32 vjeç.
Këta të fundit janë të akuzuar në lidhje me trafik droge. Lius Hernandez-Gonzalez përballet me akuzat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, ndërsa motra e tij , q ëu ndalua në biznesin e saj të pajisjeve kopshtarie, do të përballet me akuzat e posedimit të marijuane dhe trafikim droge.