Vdes në burg 77 –vjeçari, ishte dënuar me burgim të përjetshëm

0
196

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton, se më datë 30.06.2016, ora 04:50, i dënuari Sulo Jaupaj ka ndërruar jetë në IVSHB, si pasoj e vdekjes natyrale. Sulo Jaupaj ishte i datëlindjes 07.01.1939, lindur dhe banues në Përmet. Ishte i dënuar për veprën penale parashikuar nga nenet 78/50/gj,76,278/2 të Kodit Penal,nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor  Përmet   me Vendim Nr.31, Datë 09.12.1999 ku ka marrë formë të prerë më datë 29.03.2000 dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. U transferua në  I.E.V.P.Kruje më datë 05.07.2008 për shkak të moshës së tij ( mbi 65 vjec). Pacienti Sulo Jaupaj, lindur më 07.01.1939, ardhur nga IEVP Kruje dhe shtrohet ne  IVSHB me kartele me nr 111 dhe dg shtrimi: Endoarterit obliterant. Gangrena pedis dextra. Pacienti pasi konsultohet nga mjeket specialiste dhe vendoset qe pacienti te realizoje amputacionin e anesise inferiore dexter si rezultat i gangrenes. Gjatë qëndrimit në spital pacienti ka realizuar konsulta të shumta me mjek specialiste ortoped, angiolog, kardiologe, urologe, gastrohepatologe, neurologe, reanimatore dhe ka vazhduar terapinë e përcaktuar nga secili specialist. Pavarsisht terapisë së marrë gjendja e pacientit ka ardhur duke u rënduar me komplikacione të shpeshta, neurologjike, kardiake. Në datë 30.06.2016 pacienti bën Exitus Letalis në IVSHB.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here