Mangësitë dhe shkeljet nga administrata e aeroportit të Rinasit, sistemi i alarmit nuk ra as kur grabitësit prenë bravat e derës

0
178

Hetimi i deritanishëm për supergrabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit ka evidentuar një sërë mangësish dhe shkeljesh nga administrata e Aeroportit dhe nga “ICTS”, kompania përgjegjëse për sigurinë brenda aeroportit.

Sistemi i Rinasit nuk ka dhënë alarm në momentin që një prej grabitësve ka kapërcyer gardhin rrethues.

Alarmi nuk ka rënë as kur brava e derës hyrëse u pre me gërshërë metalike dhe prej andej hyri makina e grabitësve. Po kështu, në momentin kur autorët e grabitjes arritën tek avioni që do të nisej drejt Vjenës, paratë ndodheshin në duart e vetëm tre vetave të paarmatosur, që nuk patën çfarë të bëjnë.

Nisur nga këto fakte dhe nga informacionet e tjera Prokuroria dyshon se grabitja është favorizuar nga njerëz të brendshëm të aeroportit dhe kompanive të sigurisë që kanë pasur të bëjnë me paratë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here