Mbollën 682 rrënjë kanabis pranë shtëpisë në Rinas, arrestohet 51-vjeçarja, në kërkim i biri

0
163

Një 51-vjeçare u vu në pranga nga policia ndërsa djali i saj u shpall në kërkim pasi akuzohen se kanë kultivuar 682 rrënjë kanabisi pranë banesës së tyre në Rinas.

 Xh.Ç. 51 vjeçe, u arrestua në flagrancë ndërsa djali I.Ç. 31 vjeç, banues në  Rinas, Krujë u shpall në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar pranë banesës së tyre policia gjeti të kultivuara dhe u azgjesuan  me anë të djegies rreth 682 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here