Papunësia/ Të diplomuarit në Shqipëri pa punë, qeveria thotë që nuk ka profesionistë

0
184

Kafene-ne-Prishtine-650x433

 

Qeveria shqiptare ankohet se nuk ka specialistë. Po si qeveria mund ti përgjigjet faktit se si gjithë këta të diplomuar vallë nuk janë profesionistë

 

Sejrie Baleta

 

 

Numri e personave me arsimtarë lartë ne vendi  tonë  është  i madh. Por nga ana tjetër të gjithë ata student që marrin diplomat nuk dinë se ku të drejtohen për të kërkuar punë. Mbarojnë studimet duke shpenzuar kohën dhe vitet e tyre të jetës, duke paguar taksat e larta të vendosura nga shteti dhe në fund shpërblimi është se mbeten pa punë. Qeveria shqiptare ankohet se nuk ka specialistë. Po si qeveria mund ti përgjigjet faktit se si gjithë këta të diplomuar vallë nuk janë profesionistë. Atëherë i bie që shkollat publike në vend si ato të larta dhe të mesme të mbyllen se nuk nxjerrin profesionistë. Kjo është një situatë ku të rinjtë  shqiptarë diplomohen për vite me radhë në një x profesion dhe tek e fundit ministria na i quan profesionistë. Kjo është formula që po përdor qeveria për të manipuluar shifrat gjithnjë e në rritje të nivelit të papunësisë ne vend. Është për të ardhur keq ku prej muaj qeveria lobon nën moton që punë ka po nuk ka profesionistë. Situata është shumë më e vështirë nga sa duket. Nuk mund ta harrojmë numrin e të larguarve shqiptarë si azilkërkues në vendet e BE-së të dytit kryesonin listat pas sirianëve. Kjo gjendje e krijuar është për shkak të papunësisë dhe varfërisë. Shumë e shumë djem e vajza të diplomur nuk kanë ku të punojnë dhe i gjen bareve dhe restoranteve si kamarjerë dhe kanë mbaruar me masterin. Kjo është politika që bën Ministria e Mirëqenies Sociale duke thënë që kërkojmë arsim profesional. Po me këto që tashmë i ke me mastera dhe me doktoratura në duar çfarë do të bëhet me këto. Dje në Konventën kombëtare të arsimit profesional ishin të pranishëm Peleshi, Klosi dhe Nikolla.  Në fjalën e tij  zv/kryeministri Peleshi tha: “Të kthejmë vëmendjen drejt arsimit profesional. Duhet të investojmë në strukturat e këtij sistemi. Arsimi profesional ishte në stadin e dorës së dytë, dhe kjo ishte e gabuar. Por arsimi profesional është çelësi i zhvillimit ekonomik. Arsyeja pse ne kemi fokusin tek arsimi profesional është se pas analizës që i bëmë ne tregut, u vu re se papunësia është strukturore. Pra ka njerëz të papunë që kërkojnë vende pune, por nga ana tjetër ka vende të lira pune që kërkojnë profesionistë. Ndaj duhet që të ketë një formim profesional”.  Ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi deklaroi se arsimi profesional tashmë ka ndërruar ‘faqe’, pasi ishte lëkundur nga diplomat fallco. Klosi, i pranishëm në Konventën kombëtare të arsimit profesional, shprehu mirënjohje për të gjithë ata arsimtarë që kanë kontribuar në arsimin profesional, duke i cilësuar ata si aktorët më të rëndësishëm në këtë proces. Nga ana tjetër ai theksoi se beteja e qeverisë është cilësia e arsimit profesional. “Nëpërmjet arsimit profesional do mësohen teknikat e përparuara dhe të bëhet konkurrent për tregun e punës. Në këtë konventë të Arsimit Profesional zgjodhëm të ishim me gjithë ju bashkë, armatën e arsimit profesional. Ju jeni aktorët kryesor të kësaj sfide. Arsimi profesional u lëkund nga diplomat fallco. Ja kemi dalë ti kthejmë faqen e mbarë arsimit profesional, nisur nga numri i shumë herë më i lartë i të gjithë të rinjve që kanë zgjedhur të vazhdojnë arsimin profesional. Synojmë autonomi financiare të arsimimit profesional. Ata do të vendosin vetë për mënyrën e përdorimit të fondeve, dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për ata që do të profesionalizohen. Parashikohen mekanizma për këshillimin e karrierës. Do të ketë inspektime për të garantuar mbarëvajtjen e procesit. Nëse rrisim cilësinë, ndryshojmë kurrikulat, ne mund të kemi një proces të rregullt”, tha Klosi. Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla theksoi:.“Ne duhet të organizojmë dhe të garantojmë formim të vazhdueshëm në përputhje me kërkesat e tregut. Duhet të nxisim të rinjtë për të zgjedhur arsimin profesional. Arsimi profesional i mesëm është me rëndësi që të rinjtë të përshtaten sa më mirë me tregun e punës. Reformat e ndërmarra përkojnë me një transformim pozitiv në këtë drejtim. Cilësia që ofron arsimi profesional është i rëndësishëm. Çelësi padyshim mbetet dhe cilësia e mësuesit”, tha Nikolla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here