Lajmi i vendosjes së shtatores së ish-sekretares Clinton në Sarandë bëri jehonë deri në Shtetet e Bashkuara, aty ku televizioni Abc, komentoi ngjarjen e çuditshme që ndodhi në Shqipëri. Por më shumë se për pamjet me bustin e kandidates për kreun e Shtëpisë së Bardhë, dy folësit amerikanë të lajmeve ndaluan tek paraqitja me gjoksin jashtë e spikeres shqiptare të Tv Zjarr.
“Wow, të gjithë prezantuesit e lajmeve kështu vishen në Shqipëri?”, është pyetja e gazetarit që konfirmohet menjëherë nga kolegia e tij: “Me sa duket…”. Në fakt, siç shihet në video zhveshjen e Greta Hoxhës më shumë problem duket ta kenë amerikanët se sa vetë spikerja jonë.