Ne harkun kohor të një viti, Tirana ka qënë destinacioni i drejtuesve më të lartë amerikanë me një synim të vetëm: miratimin e reformës ne drejtësi.
Vizitat kulmojnë me mbërritjen në kryeqytetin shqiptar të zëvendëspresidentit amerikan Xho Bajden. Burime diplomatike i thanë Vizion Plus se Bajden pritet të vijë në Shqipëri në datat 26 ose 27 gusht. Kësaj vizite i paraprin mbërritja në Tiranë në 10 korrik e ndihmës sekretares amerikane te Shtetit Victoria Nuland, udhëtim të cilin Vizion Plus e bëri publik pak ditë më parë.
Misionet diplomatike të drejtuesve më të lartë në SHBA në një kohë kaq të shkurtër lidhen drejtpërdrejt me reformën në drejtësi që pritet të votohet në 21 korrik në parlament. Nëse ajo miratohet, burimet thanë se zv/presidenti Biden, do të japë shpërblesën për palët qe punuan për kalimin e amendimeve kushtetuese. Por nëse ajo dështon, atëherë mesazhi i tij, pritet të jetë edhe më ndëshkues për faktorët politikë ndëshkues, shkruan Vizion Plus.
Vizita e Xho Bajden pason atë të sekretarit te shtetit Xhon Kerri ne 14 shkurt të këtij viti. Shefi i diplomacise amerikane atë kohë, nuk e kurseu inkurajimin për miratimin sa më parë të reformës.