BMW, Intel dhe Mobileye do të prodhojnë makinën e parë plotësisht të automatizuar në 2021

0
144

Një tjetër gjigand i prodhimit të automobilave tregoi përkushtimin e tij ndaj makinave me sistem vetëdrejtimi, ndërsa BMW-ja zbuloi planet për ndërtimin e makinës së parë plotësisht të automatizuar në 5 vitet e ardhshme.

Prodhuesi gjerman i makinave luksoze njoftoi bashkëpunimin me Intel dhe Mobileye, një startup izraelit specilizuar në ndërtimin e teknologjive për makinat me sistem vetëdrejtimi.

BMW është i fundit i prodhuesve tradicional të makinave që tregon ambicjet në këtë sektor. Në ditët e para të 2016-tës, General Motors gjithashtu bëri të ditur aspiratat e tij për makinat e automatizuara me një investim prej 500 milion dollarësh në Lyft ndjekur nga blerja 1 miliard dollarëshe e startupit Cruise Automation. Toyota gjithashtu po bën hapa në këtë drejtim.

Edhe Intel i është bashkuar këtyre nismave me blerjen e startupit Itseez. Tani së bashku me BMW dhe Mobileye, treshja do të orvatet për të futur makina të tilla në qarkullim brenda 2021. (PCWorld Albanian)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here