Fjala e lamtumirës/ Konte përlotet: Dita pas eliminimit, më e keqe (Foto)

0
155

Një ditë pas eliminimit me 11-metërsha nga Gjermania në çerekfinalen e “Euro 2016”, trajneri italian Antonio Konte largohet nga stoli i “axurrëve”.

Lamtumira e tij ishte e paralajmëruar më parë, pasi ai kishte firmosur një kontratë me klubin e Çelsit në Premier Ligë dhe marrëveshja hynte në fuqi pas përfundimit të Europianit.

133405281-2a1522f6-f478-4b0f-a1f7-7b1fe3c4ea63-470x265

Në fjalimin e fundit, Konte nuk i fshehu emocionet dhe sipas mediva italiane, ai u përlot dhe pati vështirësi me artikulimin e fjalëve.

Konte falënderoi kreun e federatës italiane të futbollit, lojtarët dhe stafin e “axurrëve”.

“Më vjen keq për djemtë, për mua ishte nder i madh t’i trajnoja. Më dhanë maksimumin që kishin”,-tha Konte.

133506197-56f890b2-3128-4420-9d6d-3c6f4d5e5550-470x265 133435578-bb51ae31-8f2c-4315-b6b2-01ece4d692fc-470x265

Duke folur për pasuesin e tij, Venturën, Konte i uroj suksese në drejtimin e kombëtares. “E arritëm objektivin tonë në këtë Europian.

I qëndruam kampionëve të Europës dhe kampionëve të Botës”,-tha ai, duke nënkuptuar eliminimin e Spanjës dhe sfidën që luajtën një natë më parë ndaj Gjermanisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here