Grabitjet e fundit, eksperi Arjan Hoxha: Janë marrë nga një dorë e vetme

0
166

Grabitja e 1 milion eurove në aeroportin “Nënë Tereza” dhe dy grabitje të tjera të makinave që transportojnë paratë në aksin Tiranë – Rinas janë kryer nga një dorë e vetme. Arjan Hoxha, ekspert në fushën e grabitjeve, thotë se bëhet fjalë për të njëjtën bandë. Sipas tij, kjo bandë ka informacion të detajuar mbi lëvizjen e parave, duke aluduar kështu për bashkëpunëtorë brenda personave përgjegjës për sigurinë e transportit. Në një intervistë për gazetën Shekulli, Hoxha shprehet se grabitësit e Rinasit kanë pasur një informacion të hollësishëm mbi kohën, vendin, sasinë e parave që po transportoheshin, mënyrën e sigurisë së tyre, çfarë masash sigurie kanë ata, drejtimin e lëvizjes, vendin nga do të kryhej grabitja”.

Sipas tij, grabitja nuk ka të bëjë vetëm me guximin e atyre personave që e kanë kryer, por dyshimet janë të forta se ata kanë pasur një bashkëpunim të mirëfilltë me persona të brendshëm.

Eksperti shprehet se “nuk mund të ndodhë në asnjë rast nëse nuk rrjedh informacion” që të kryhen grabitje të tilla. “Është mundësia zero për t’u kryer këto grabitje. Mundësia është zero, pasi ata njerëz (grabitësit) nuk është se kanë ngritur një pikë vrojtimi në një vend të caktuar dhe qëndrojnë në ruajtje gjatë gjithë kohës kur të vijë një makinë që transporton vlera monetare apo çfarëdo tjetër dhe të ndërhynin për të bërë goditjen. Ata kanë qenë të mirëinformuar dhe në moment sapo ka mbërritur në destinacion automjeti me paratë, grabitësit kanë hyrë në ambientet e aeroportit dhe me qetësinë më të madhe kanë kryer grabitjen dhe kanë shikuar punën e tyre”, shprehet ai.

Sipas ekspertit Hoxha, grabitjet kanë edhe një tjetër të përbashkët, çka e bën atë të dyshojë se bëhet fjalë për një grup të vetëm.

“Dhe të gjitha këto lloje grabitjesh që kanë ndodhur në këtë vend (Tiranë) pikën e mbërritjes apo shkëputjen e tyre e kanë në Urën e Tapizës, në Nikël. Pra asgjë nuk ka qenë e vështirë në këto raste. Sigurisht që në këto qëndron një dorë e vetme dhe nuk ka pse të diskutohet. Në këto grabitje ka pasur rrjedhje informacioni. Këta persona tashmë kanë fituar sigurinë që mund të kryejnë, po ashtu kanë fituar edhe mbështetje të fortë dhe po veprojnë herë pas herë, madje mund të them se shumë ata do të veprojnë përsëri”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here