11 JANAR, 2025

Ja se si të ç’aktivizoni krijimin automatik të kontakteve në Gmail

Aplikacioni i postës elektronike Gmail, është krijuar në mënyrë të tillë që të krijojë një kontakt të ri për çdo e-mail që ju dërgoni. Për shumicën e përdoruesve zakonisht kjo është diçka tepër bezdisëse dhe jo funksionale. Nëse ju e përdorni shumë e-mailin tuaj ka të ngjarë që lista e kontakteve të mbushet plot e përplot me të panjohur. Por fatmirësisht ka një mënyrë të thjeshtë për ta evituar gjithë këtë. Ne po ju mësojmë se si ta bëni këtë me disa hapa të lehtë:

* Hapni Gmail nga shfletuesi juaj dhe selektoni menunë ‘Mail Settings’ në pjesën e sipërme të anës së djathtë.

* Në panelin General Tab, vizitoni opsionin “Create Contacts for auto-complete” dhe zgjidhni nëse doni që Gmail të shtojë kontaktet automatikisht apo ti shtoni vet ju ato.

* Klikoni Save në krye të dritares dhe kjo ishte e gjitha.

Tanimë ju mund ti dërgoni email çdokujt pa u shqetësuar se lista juaj e kontakteve do të shumëfishohet. Nëse kërkoni një adresë specifike mund të kërkoni direkt në hapsirën Sent Mail ose në opsionin Search Mail. (PCWorld Albanian)

Ja se si të ç’aktivizoni krijimin automatik të kontakteve në Gmail

Ky është fëmija më me fat në

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *