Detaje të reja kanë dalë në dritë sot nga Policia e Shtetit sa i takon grabitjes së rreth 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit.
Ekspertët kanë gjetur një paruke në afërsi të vendit ku u gjet automjeti i djegur. Ndërsa, vijojnë hetime e detajuara për zbardhjen e plotë të ngjarjes.