Grabitja në Rinas, burg për një prej të ndaluarve

0
154

Gjykata e Krujës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për Kujtim Picarin, një prej të ndaluarve në lidhje me grabitjen në aeroportin e Rinasit. Sipas Gjykatës Picari akuzohet për shpërdorim detyre dhe se ndalimi i tij është vlerësuar i ligjshëm.

Ndërsa është shtyrë masën e sigurisë për dy prej të ndaluarve të tjerë. Shkak është bërë sepse gjyqtarja ka kërkuar dorëheqjen për shkak se ka konflikt interesi me të ndaluarin Fadil Jonuzaj dhe Arben Karafilin.

Ndërkohë pritet masa e sigurisë për 2 personat e tjerë. ndaluar lidhur me grabitjen e rreth 1 milion eurove nga tre persona në aeroportin e Rinasit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here