Merr fund operacioni në Evropë kundër mashtrimit me pijet alkoolike, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

0
141

Nga një operacioni i koduar si “Criminal drinks”, i udhëhequr nga Prokurori i Republikës së Agrigento-s, Renato di Natale dhe zbatuar nga Guardia Di Finanza në Agrigento dhe Dogana, janë ndaluar 45 persona nga disa vende të Evropës, përfshirë dhe shqiptarë.

Prokurorët italianë, dolën në një konferencë shtypi në të cilën zbuluan skemën e një organizate kriminale që me karakter ndërkombëtar që stimulonte lëvizjen e sasirave të mëdha të pijeve alkolike në magazine fictive, birrë e spiriti, por që materialisht nuk vijnë kurrë.

Strategjia kriminale ka bërë që një numër subjektesh të huaja, “klientë” të organizatës kriminale nën hetim, të përfitojnë ekonomikisht dhe financiarisht nga transferimi në dukje i mallrave në Itali në magazine të ndryshme fiktive duke përfituar nga “xhepat” e evazionit fiskal.

Të dyshuarit janë 45 persona të shpërndarë në gjysmën e Evropës dhe ndër to figurojnë dhe dy shqiptarë: Ana Shatku, 42 vjeçe nga Peshkopia dhe me banim në Aquino si dhe Loris Shatku, 36 vjeç, lindur në Shqipëri dhe me banim in Aquino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here