Qeveria e Izraelit, akuza të rënda për “facebook”

0
205

Ministrat e qeverisë në Izrael kanë akuzuar Facebook për dështimin e trajtimit kundër “nxitjes për urrejtje”, me postime në rrjetin social, kundër vendit.

Ministri i Sigurimit Publik, Gilad Erdan tha se Facebook ka vendosur një pengesë të madhe për heqjen e  nxitjes së urrejtjes. Ministre e Drejtësisë, Ayelet Shaked kërkon që kompanitë e mediave sociale të heqin postimet me përmbajtje në të cilat shkruhet se Izraeli është vend kërcënues.

Facebook ka thënë se ka punuar  për të ndaluar postimet me përmbajtje kërcënuese dhe urrejtjeje ndaj Izraelit. Znj. Shaked është ankuar se përbajtjet “e rrezikshme” në postime duhet të raportohen në mënyrë manuale nga përdoruesit e internetit para se të merret ndonjë veprim tjetër.

“Ne duam që kompanitë e rrjeteve sociale të heqin postimet e bëra nga grupet terroriste dhe me përmbajtje urrejtjeje”.

Por, në një deklaratë, një përfaqësues i Facebook ka thënë: “Ne kemi  disa standarde të komunitetit, të realizuara për të ndihmuar njerëzit dhe që të kuptojnë se çfarë është e lejuar në Facebook”.

“Ne i bëjmë thirrje njerëzve të përdorin komandën Report nëse shikojnë postime  të cilat sipas tyre kanë përmbajtje që shkelin rregullat. Ne punojmë rregullisht me organizatat e sigurisë dhe politikëbërësve në gjithë botën, duke përfshirë Izraelin, për tu siguruar që njerëzit të dinë se si të përdorin Facebook”.

Në vitin 2015, në përputhje me një urdhër të Gjykatës turke u kërkua bllokimi i një faqeje i cili fyente Profetin Muhammed. Gjykata kishte kërcënuar se do të bllokonte Facebook-un nëse platforma e medias sociale do ta refuzonte kërkesën.

Në të njëjtin vit, Facebook, Google dhe Twiter u përballën me presionin Gjerman për të hequr gjuhën e urrejtjes postuar në faqet e tyre. Të tre gjigandët e internetit ranë dakort për të vlerësuar postimet e raportuara, brenda 24 orëve, duke i vlerësuar sipas ligjit gjerman dhe jo sipas termave të kushteve të tyre të Facebook.

Raporti i fundit i Facebook-ut tregoi se ka bllokuar 236 mesazhe në Izreael, që ishin të dyshuara për shkeljen e ligjeve lokale të ngacmimit, apo të lidhura me përgënjeshtrime mbi genocidin nazist, Holocaust.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here