Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, që fillon sot në Paris. Ky samit është i treti në radhë, në kuadër të “Procesit të Berlinit”, nisma e mbështetur nga Bashkimi Evropian, për të focuar ndërlidhjen rajonale të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në takim do të jenë të pranishëm edhe presidenti i Francës, Francois Hollande, kancelarja gjermane, Angela Merkel si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Aty marrin pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i Malit të Zi Millo Gjukanoviç, e të tjerë. Do të jenë të pranishëm edhe zyrtarët më të lartë të Maqedonisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Në këtë takim marrin pjesë edhe kryeministrat e vendeve anëtare të BE-së, Sllovenisë dhe Kroacisë.