Tiranë/ Dënohet15-vjeçari, ngacmonte seksualisht shoqen e klasës

0
140

Një vajzë e mitur ka denoncuar në polici stresin psikologjik që i ka shkaktuar shoku i klasës prej dy vitesh duke e ngacmuar në vendet intime.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë, ndërsa ndaj 15-vjeçarit janë marrë masa.

Nxënësja 14-­vjeçare ka pretenduar se për dy vite me radhë shoku i saj i klasës e prekte në vende intime, i zbulonte pjesë të trupit, e tallte, i jepte letra me vizatime pornografike në klasë, si dhe e kërcënonte për t’i marrë qindarkat që ajo kishte me vete.

Minoreni B. D. është proceduar penalisht pas kallëzimit dhe është dërguar si i pandehur në gjykatë për akuzën e “ngacmimit seksual”.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës e deklaroi të fajshëm në lidhje me këtë akuzë dhe e dënoi me 3 vjet heqje lirie.

Ai përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, por përfundimisht gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të tij me burg.

Ai do të qëndrojë në liri me kusht për 18 muaj, kohë gjatë së cilës duhet të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here