Lorik Cana ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të njohura në Europë, edhe pse është ne fundin e karrierës. Për të ka pasur oferta nga Arabia dhe USA, ndërsa klubi i fundit që e dëshiron, sipas shtypit francez, është AEK-u i Athinës, që po kthehet në lavdinë e dikurshme.
Mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Lorik Cana, që sezonin e fundit luajti me Nantën në Francë, bashkë me Ermir Lenjanin, që gjithashtu është në listën e AEK-ut.
Ka edhe lajme, që e çcojnë Lorik Canën, kapitenin e kuqezinjve, drejtues tek Olimpiku i Marsejës.